Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

“Të bëjmë testin e ADN”, flet i dashuri i 30-vjeçares që braktisi fëmijën

“Të bëjmë testin e ADN”, flet i dashuri i 30-vjeçares që braktisi fëmijën

14:36, 14/11/2023
A+ Aa A-

Ish i dashuri i 30-vjeçares, e cila lindi foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht më 8 nëntor dhe e braktisi aty, ka rrëfyer se ajo nuk i ka treguar se ka qenë shtatzënë.

Ai tregoi në News24, se lidhja e tyre ka zgjatur më shumë se dy muaj, por theksoi se edhe pse i ka kërkuar vajzës të jenë së bashku kjo e fundit e ka refuzuar për shkak se ishte xheloz.

Ish i dashuri i 30-vjeçares deklaroi se është i gatshëm të kryejë testin e ADN-së së fëmijës, i cili ndërroi jetë një ditë pasi u gjet në bodrum, dhe nëse rezulton që djali është i tiji, u shpreh se “s’do ia fal kurrë”.

Ai shtoi se në dijeni të marrëdhënies së tyre ka qenë edhe nëna e 30-vjeçares, e cila ishte dakord për lidhjen e tyre.

“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i ADN-së. Jemi takuar vetëm njëherë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë.
Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë”,
tha ai.

E dije që ishte motra e shokut tënd?

“Edhe i vëllai i saj e dinte marrëdhënien. Ka qenë në dijeni, por jo për gjëra të tjera. Lajmin e mora vesh në lajme, pashë fotografinë. Vajzën s’kisha mundësi ta telefonoja, sepse kur e mora vesh ishte brenda.

Mora vëllain, sepse ai nuk e dinte që kishim kryer marrëdhënie. Nëse është i imi nuk do ia fal kurrë. Nëse është i imi të bëjë analizat, s’do ia fal këtë. Mua s’ka shans të më dali para, me këtë që bëri”, shtoi i riu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco