Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dënohet me burg ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro

Dënohet me burg ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro

16:36, 13/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e posaçme shpall vendimin për Ish-sekretaren e ministrisë se shëndetësisë Joana Duro. Togat e zeza e dënojnë me 4 vite burg nga të cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 2 vite e 8 muaj.

Po ashtu për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Kujtojmë se Joana Duro u arrestua në qershor të këtij viti për marrje ryshfeti. Sipas njoftimit të SPAK, Duro ka marrë 330 mijë lekë (3 milionë lekë të vjetra) për një tender.

Bëhet fjalë për tenderin  me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës” dhe fond limit rreth 805,872.23 Lekë që është çelur më 10 Maj, ku fituesi është shpallur me datë 22 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco