Edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares në kopsht, reagon Mjekësia Ligjore

Edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares në kopsht, reagon Mjekësia Ligjore

09:41, 09/11/2023
A+ Aa A-

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka reaguar për rastin makabër të vajzës 3-vjeçare e cila pësoi frakturë në këmbë nga dhuna e edukatores.

Sipas IML-së, vendimi për kryerjen e ekspertimit ka ardhur vetëm në datën 7 nëntor, 6 ditë pasi ndodhi ngjarja.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopsht privat, bëjmë me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023 në IML (rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, theksohet nga IML.

Në pamjet që janë publikuar nga ambientet e brendshme të kopshtit, duket mësuesja Majlindja Dehima, e cila qëllon me vizore dhe me shpulla 3-vjeçaren. Emisioni investigativ ‘STOP’, publikoi pamjet nga dhoma e gjumit, të 1 nëntorit, ditë kur fëmija ka përfunduar në spitalin e Tarumës me këmbë të thyer. Në materialin filmik dëgjohet të sharat e edukatores ndaj të miturës, më pas një kërcitje që mendohet se është zhurma e thyerjes së kockës dhe më pas të qarat e vajzës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco