Banorët e Mezhgoranit sërish në protestë për ujin: Kryetari i Bashkisë Tepelenë të bëjë transparencë

Banorët e Mezhgoranit sërish në protestë për ujin: Kryetari i Bashkisë Tepelenë të bëjë transparencë

19:22, 05/11/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Mezhgoran në Tepelenë ka njoftuar se do të dalin sërish në protestë, pasi dy firma private po ndërhyjnë për ti marrë ujin fshatarëve të kësaj zone dhe për ta transferuar në një fshtat tjetër.

Sipas denoncimeve të banorëve, bashkia e Tepelenës nuk ka bërë transparencë për dokumentacionin e punimeve që po kryen në këtë fshat,  gjë e cila ka sjellë dhe protestën e vazhdueshme të fshatarëve.

‘Mjaft më me zvarritjen e dhënies të dokumentacionit, ne kemi të drejtën e informimit të garantuar me Kushtetutë. Tregohuni transparentë me ne në mënyrë që të shmangen tensionet dhe përplasjet. Le të jetë gjykata ajo që do e thojë fjalën e fundit!!’, thuhet në njoftimin e banorëve për protestë.  

Njoftimi i banorëve:

Thirrje për protestë!

Njoftojmë të gjithë bashkëfshatarët tanë kudo që ndodhen t'i bashkohen protestës tonë ditën e hënë, 6 nëntor. I ftojmë të gjithë mezhgoranasit pa dallim moshe dhe gjinie të protestojnë kundër grabitjes të ujit të pijshëm, kundër keqpërdorimit të Policisë së Shtetit e cila është shndërruar në polici private, si dhe kundër zvarritjes dhe mungesës së transparencës nga ana e Kryetarit të Bashkisë Tepelenë dhe institucionit të cilin ai e drejton!

Kërkojmë nga Kryetari i Bashkisë që zëri ynë të dëgjohet, të pezullohen punimet dhe të tregohet transparent karshi komunitetit tonë. Ne kërkojmë që të marrin përgjigje kërkesat tona dhe të na jepet një kopje e dokumentacionit të plotë në bazë të të cilit kompanitë "2T" dhe "G.P.G" kryejnë punime në territorin e fshatit Mezhgoran.

Mjaft më me zvarritjen e dhënies të dokumentacionit, ne kemi të drejtën e informimit të garantuar me Kushtetutë. Tregohuni transparentë me ne në mënyrë që të shmangen tensionet dhe përplasjet.

Le të jetë gjykata ajo që do e thojë fjalën e fundit!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco