EMRAT/ Humbën jetën në Gjermani pas shembjes së skelës, identifikohen 4 të rinjtë shqiptarë

EMRAT/ Humbën jetën në Gjermani pas shembjes së skelës, identifikohen 4 të rinjtë shqiptarë

19:00, 01/11/2023
A+ Aa A-

Pas aksidentit tragjik në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë, janë identifikuar trupat e katër të rinj shqiptarë të vdekur dhe një në gjendje kome në spital. 

Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Rruzhdi Hoxha 33 vjeç, nga Kukësi dhe një tjetër person nga Mati, kanë humbur jetën nga rrëzimi i skelës, ndërsa Alfred Visha nga Mati, 33-vjeç, është në koma në spitalin gjerman.

Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi shtetas kosovar punonin në të zezë.

Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare.

Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup. Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity. Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.

Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco