Është sharë,kërcënuar e kanosur me fjalë nga një shtetas Prokurori i Rrethit të Beratit

Është sharë,kërcënuar e kanosur me fjalë nga një shtetas Prokurori i Rrethit të Beratit

15:46, 01/11/2023
A+ Aa A-

Është sharë,kërcënuar e kanosur me fjalë nga një shtetas Prokurori i Rrethit të Beratit Dritan Gripshi.

Ngjarja ka ndodhur përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat,kur prokurori i rrethit po dilte pas një gjyqi. Lajmi bëhet i ditur nga prokurorja për mediat në Prokurorinë e Rrethit Berat,Albjona Papajani.

Papajani konfirmon se Prokurori i rrethit Dritan Gripshi ka qenë duke dalë nga gjykata,kur një shtetas e ka ndaluar,e ka sharë,ofenduar e kanosur me fjalë. Papajani ka konfirmuar se,menjëherë Prokurori i rrethit ka kërkuar shoqërimin e tij të menjëhershëm,duke bërë edhe kallzimin penal për të.

Papajani konfirmon se shtetasi që kanosi Prokurorin e Rrethit është Andon Qako,një qytetar beratas që mbron kauzën e kafshëve.

Papajani konfirmon se ky shtetas,nëpërmjet rrjeteve sociale i ka ofenduar e sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco