VIDEO/ Kukësi përfshihet nga mjegulla e dendur

08:37, 01/11/2023
A+ Aa A-

Kukësi sot në orët e para të mëngjesit është përfshir nga fenomeni i mjegullës së dendur.

Pas reshjeve të shiut të rënë gjatë natës, qyteti është zgjuar nga prania e dendësisë së mjegullës.

Mjegulla ka zvogëluar fush-pamjen e  për pasojë edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve por edhe drejtuesve të automjeteve.

Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.

Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësinë e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkak të kufizimit të fush-pamjes deri në 30-40 metra.

Muajit nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesishtë në pjesën e parë të ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco