Aksidenti i rëndë në Gjermani, e konfirmon policia: Tre prej viktimave janë shqiptarë

Aksidenti i rëndë në Gjermani, e konfirmon policia: Tre prej viktimave janë shqiptarë

15:17, 31/10/2023
A+ Aa A-

Mes 5 viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.

Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për DPA. Mësohet se mes viktimave, 3 janë shtetas shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.

Sipas informacioneve të dpa, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco