Specialja bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Specialja bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

11:54, 31/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata Speciale ka vazhduar edhe sot me bastisje, pas atyre të së hënës.

EULEX-i mëngjesin e sotëm ka nisur bastisjet në banesën e Artan Behramit, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

Aksionin e ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, në një përgjigje për KOHËN.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.

ZPS-ja me lejen e Dhomave të Specializuara ka bastisur të hënën banesën e Blerim Shalës dhe shtëpinë e Bashkim Smakajt, të dy ish-këshilltarë të presidentit Hashim Thaçi. Avokati Artan Qerkini tha se te Smakaj me urdhër të Gjykatës janë konfiskuar materiale që, sipas Gjykatës, ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Më 22 shkurt, Dhomat e Specializuara kanë bastisur shtëpinë e një ish-këshilltari tjetër të Thaçit, Adil Behramajt. Dhomat e Specializuara kanë dhënë dënime për pengimin e administrimit të drejtësisë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt dhe i kanë dhënë dritë të gjelbër për gjykim së fundi edhe aktakuzës ndaj Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit./KOHA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco