Digjitalizim i 3 milionë dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit

Digjitalizim i 3 milionë dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit

11:02, 31/10/2023
A+ Aa A-

Tre milionë dokumente dhe imazhe nga arkiva fizike e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit do të digjitalizohen dhe indeksohen brenda vitit 2024, duke siguruar një qasje efektive dhe të shpejtë për studiuesit dhe individët e interesuar.

Procesi i skanimit dhe indeksimit të dokumenteve arkivore, ka nisur me Fondin nr.1 të Dosjeve hetimore –gjyqësore për të vijuar më tej me të gjitha dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimi të Shtetit për periudhën 1944-1991, duke mundësuar krijimin e Arkivës digjitale të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, një arkive që i përgjigjet zhvillimit teknologjik të shoqërisë.

Shfrytëzimi i dokumenteve të skanuara, i cili bëhet nga riprodhimi i dokumenteve origjinale, shërben si kopje autentike e dokumentit origjinal, ruan cilësinë e të dhënave, zgjidh ngërçin e menaxhimin të dokumentit në kohë reale, rrit produktivitetin e burimeve njerëzore, ruan cilësinë e dokumenteve origjinale të cilat janë delikate si dhe mbi të gjithë siguron qasje më të shpejtë të përdoruesve.

Arkivat digjitale janë të rëndësishme në një botë ku informacioni elektronik ka një rol të rëndësishëm dhe zhvillohet me shpejtësi. Ata përmirësojnë efikasitetin, sigurinë, dhe qasjen në të dhëna. Indeksimi sipas fondeve dhe krijimi i dokumentit në format PDF lehtëson me tej proçesin e identifikimit të materialit.

Ndërtimi i Kartotekës me dokumente arkivore të skanuara dhe i Fototekës një arkiv i bazuar në koleksione me fotografi dhe imazhe që ndodhen në dosje, do t‘i shërbejnë studiuesit në mbështetje të projekteve me fokus të shkuarën diktatoriale.

Qasja në dokumente të ish-policisë sekrete të regjimeve totalitare është me rëndësi personale dhe e nevojshme për kërkime shkencore.

Autoriteti është institucion i pavarur, përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe për sigurimin e aksesit në to, në funksion të edukimit të publikut dhe bën të mundur ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco