Konflikti me armë mes dy ndërtuesve i la prej vitesh jashtë banesave të tyre, banorët e pallatit protestë para Prokurorisë

Konflikti me armë mes dy ndërtuesve i la prej vitesh jashtë banesave të tyre, banorët e pallatit protestë para Prokurorisë

10:09, 31/10/2023
A+ Aa A-

Një grup banorësh të pallatit Star Construction, i cili është bërë ‘mollë sherri’ për përplasjen e dy ndërtuesve vite më parë në kryeqytet, po protestojnë para Prokurorisë së Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala raporton shkak i protestës është bërë moslëshimi i një urdhri ekzekutimi nga ana e prokurorisë për zbatimin e vendimit të gjykatës, e cila i ka lejuar ata që të hyjnë në ambientet e pallatit.

Banorët, njëzëri kërkojnë që ky vendim të ekzekutohet për 120 familje, siç është përcaktuar në vendimin e gjykatës, dhe jo vetëm për 4 familje.

Pallati në fjalë ndodhet në rrugën ‘Ndre Mjeda’. Kujtojmë se më 13 janar të vitit 2021 dy ndërtues u përleshën fizikisht, sherr që përfundoi në plagosjen e njërit prej tyre. Nga përplasja me armë mbeti i plagosur ndërtuesi Sino Llanaj, i cili u konfliktua me biznesmenin Albert Allmuça. Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça janë në konflikt prej kohësh për pallatin në fjalë, projekt që e kanë nisur së bashku për ta përfunduar brenda vitit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco