Gjermani/ Shembet skela, gjejnë vdekjen 3 punëtorë, dyshohet se janë shqiptarë

Gjermani/ Shembet skela, gjejnë vdekjen 3 punëtorë, dyshohet se janë shqiptarë

19:47, 30/10/2023
A+ Aa A-

Tre punëtorë kanë humbur jetën në një kantier ndërtimi në HafenCity të Hamburgut, Gjermani.

Ata po punonin mbi skela në ashensor, kur papritmas skela u shemb.

Pesha e madhe mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja në boshtin e ashensorit.

Raportohet se personat e aksidentuar janë punëtorë shqiptarë, megjithatë pritet të dalë versioni i saktë i policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco