Familja e denoncoi zhdukjen, gjendet i pajetë i moshuari në Tropojë

Familja e denoncoi zhdukjen, gjendet i pajetë i moshuari në Tropojë

14:29, 30/10/2023
A+ Aa A-

Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur Bjeshkët e Pojanit, në Tropojë.

Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

I moshuari u denooncua i zhdukur nga familjarët, pasi humbi kontaktet në vendin e quajtur Bjeshkët e Pojanit.

Pas nisjes së kërkimeve nga efektivët, banorët e zonës, por dhe familjarit, u bë e mundur gjetja e trupit të 80-vjeçarit.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e shtetasit D. B. Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit D. B. Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.  Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së shtetasit D. B”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco