SPAK thërret Sulin, kryebashkiaku i Kamzës do paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të mërkurën

SPAK thërret Sulin, kryebashkiaku i Kamzës do paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të mërkurën

13:07, 30/10/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, pritet që këtë të mërkurë të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se SPAK i ka dërguar fletë-thirrjen për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet që SPAK po kryen për zyrtarë të  bashkisë së Kamzës për veprat penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Mësohet se hetimet  për zyrtarë të bashkisë Kamëz, po zhvillohen lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco