Vlorë/ Në pranga 47-vjeçari për kanosje me armë

Vlorë/ Në pranga 47-vjeçari për kanosje me armë

13:05, 30/10/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar një 47-vjeçar në fshatin Cerkovinë, pasi kanosi me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç për motive të dobëta. Autori i ngjarjes P. Q.,  posedonte armën e gjahut tip çifte, pa leje të cilën e kishte fshehur në banesë.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë 

Kanosi me armë gjahu, një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga 47-vjeçari.      

Sekuestrohet arma e gjahut që 47-vjeçari e posedonte pa leje.  

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.            

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë.         

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco