‘Ishte në regjim shtrati, kishte hequr apendicitin’/ Motrën ia vrau burri, vëllai tregon bisedën e fundit me viktimën

‘Ishte në regjim shtrati, kishte hequr apendicitin’/ Motrën ia vrau burri, vëllai tregon bisedën e fundit me viktimën

12:51, 30/10/2023
A+ Aa A-

Vëllai i Etleva Bodit, shqiptares që u vra nga bashkëshorti i saj, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24.

Në një lidhje telefonike Erjon Kanolja tregoi bisedën dhe takimin e fundit me të motrën, një ditë para ngjarjes. Ai tha mes të tjerash se motra e tij ishte në regjim shtrati, pasi ishte operuar dhe kishte hequr apendicitin vetëm 3 ditë para ngjarjes.

“Shkaqet e konfliktit ishte xhelozia. Motra nuk ka pasur telefon. Ai e kuptoi pas shumë kohe. Se po të ishte informuar ambulanca në kohë, do të ishte gjallë motra. Ai është munduar, por dëmi ishte i madh. Kishte shkaktuar dëme cerebrale te motra. Shpresë kishim, shpresonim mrekulli. Ishte dhe në dorë të fatit. Një ditë më parë kisha folur unë. Nuk kam biseduar me të tjerët. Kemi folur; si je, a je mirë? Kalo të rrimë pak më tha. Kalova dhe pimë kafe te shtëpia. Çdo gjë dukej normale. Ditën e nesërme ndodhi ngjarja. Nuk pashë asnjë lloj shqetësimi. Isha sepse ka qenë e operuar 3 ditë më parë nga apendiciti. Nuk arrinte që të çohej. Ishte në regjim shtrati. Kërkoj ndihmë për mbështetjen për fëmijët. Për motrën, çdo kush që ka mundësi, që të na ndihmojë.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco