Shiste drogë pranë shkollave, vihet në pranga 24-vjeçari në Tiranë

Shiste drogë pranë shkollave, vihet në pranga 24-vjeçari në Tiranë

12:07, 30/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Tempulli”, ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili shiste drogë pranë shkollave në zonën e Kombinatit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë  kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se në afërsi të shkollave në Kombinat, një shtetas shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në rrugën “Haki Stërmilli” , u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 24 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë  kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco