U kapën me drogë dhe municion luftarak, tre të arrestuar në Berat

U kapën me drogë dhe municion luftarak, tre të arrestuar në Berat

11:42, 30/10/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, policia e Beratit ka arrestur në flagrancë tre persona, konkretisht E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues në Berat si dhe një grua me inicialet V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat.

Sipas asaj që thotë policia, pas informacioneve të siguruara ata kanë ndaluar në qytetin e Dimalit, automjetin me drejtues 30-vjeçarin E. M. dhe pasagjerë 2 personat e tjerë ku gjatë kontrollit në automjet kanë gjetur dhe sekuestruar 519 gramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe municion luftarak.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe automjetin, 3 celularë si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco