VIDEO/ Skandali vazhdon, kujdestari i Spitalit Psikiatrik të Vlorës i dënuar me 19 vjet burg në Itali

20:59, 20/10/2023
A+ Aa A-

Piranjat prej fillimit të këtij sezoni u kanë kushtuar një rëndësi të madhe pacientëve të spitalit psikiatrik të Vlorës. Kushtet e këtij institucioni janë skandaloze dhe çnjerëzore.

Duket se ajo çfarë kemi parë në këtë spital është vetëm maja e ajsbergut në këtë institucion. Policia e Vlorës arrestoi me 14 tetor Lorenc Kapllanaj alias Lorenc Sadikaj. 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizata kriminale’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë’, njofton policia.

Ky person deri në momentin e arrestimit ishte i punësuar prej vitesh në spital. Kapllanaj mbante rolin e kujdestarit të repartit kronik, por bëmat e tij, njiheshin dhe brenda spitalit. Një pjesëtare e stafit na tregoi situatën e tij.

‘Ka shumë vite që punon te ne. Fillimisht ishte tek akutët, por e larguan nga ky repart, pasi dhunoi një pacient. U kap nga kamerat e sigurisë duke dhunuar pacientin dhe u largua, e çuan te kronikët.

‘Imagjinoni e çuan për të dhunuar dhe kronikët që janë dhe më të pambrojtur. Kemi dërguar relacioni në lidhje me këtë person, pasi ka raste të përsëritura dhune në institucion dhe me pacientët’, thotë një nga personeli i stafit.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco