EMRAT/ U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë

EMRAT/ U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë

12:31, 19/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Sarandës arriti të zbardhë një ngjarje, ku rezulton se 33-vjeçari Hekuran Murtaj ka gënjyer në dëshminë e tij dhënë para oficerëve.

Ai kishte dëshmuar se ishte dëmtuar aksidentalisht duke punuar tokën nga një fishek luftarak, por e vërteta duket se është krejt ndryshe.

Ai rezulton se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të cilët dyshohet se fshehën armën e zjarrit dhe bënë kallëzime të rreme, për të penguar zbulimin e së vërtetës. Bëhet fjalë për Mullez Murtaj dhe Luan Rama.

Njoftimi:

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.09.2023, për të cilën një 33-vjeçar deklaroi se ishte dëmtuar aksidentalisht, nga plasja e një fisheku luftarak.

Vihet në pranga 33-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se ishte vetëplagosur aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e posedonte pa leje.

Në pranga dhe 2 shtetas të tjerë të cilët dyshohet se fshehën armën e zjarrit dhe bënë kallëzime të rreme, për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2023, në fshatin Stjar, Delvinë, ku shtetasi H. M. deklaroi se ishte dëmtuar aksidentalisht, gjatë kohës që punonte në tokën e tij, nga plasja e një fisheku luftarak, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vunë në pranga shtetasit:

-H. M., 33 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-M. M., 63 vjeç dhe L. R., 51 vjeç, të dy banues në fshatin Stjar, Delvinë, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Nga provat e siguruara dyshohet se më datë 20.09.2023, shtetasi H. M. është vetëplagosur aksidentalisht, gjatë kohës që punonte në tokën e tij, me një armë zjarri të cilën e posedonte pa leje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasit M. M. dhe L. R. kanë fshehur armën e zjarrit, si dhe se kanë bërë kallëzime të rreme, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco