EMRI/ Ngjarje e rëndë në Tiranë: Gruaja shtatzënë godet burrin me thikën e bukës

EMRI/ Ngjarje e rëndë në Tiranë: Gruaja shtatzënë godet burrin me thikën e bukës

11:41, 19/10/2023
A+ Aa A-

Nje plagosje me thike është regjistruar dje në zonën e Kombinatit.

Burime për Syri TV bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar pas një konflikti të çastit mes bashkëshortëve.

Gruaja e ka qëlluar me thikë burrin, Erald Tosku. Ky i fundit ka marrë plagë në gjoks dhe ndodhet në spital, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas burimeve nga komisariati numër 6, gruaja nuk mund të arrestohet pasi ka një fëmijë të mitur 1 vjeç dhe është shtatzënë.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje bashkëshorten, e cila ka shprehur pakënaqësi për sjelljen e burrit dhe së fundmi kanë pasur konflikte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco