Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

'Përlau' të dhënat nga sistemi TIMS/ Balla shfaqet i shqetësuar për kërcënimet kibernetike

'Përlau' të dhënat nga sistemi TIMS/ Balla shfaqet i shqetësuar për kërcënimet kibernetike

17:12, 14/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shfaqur i "shqetësuar" për sulmet kibernetike në Forumin e Shoqerisë Civile në Pragë në Samitin e Liderave të procesit të Berlinit.

Balla e adresoi si shqetësim urgjent kërcënimet kibernetike, por Balla harron se ai është vetë një kërcënim serioz për sigurinë kibernetike. Para pak kohësh vartës të tij dyshohet se ndërhynë në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS. Ndërhyrja ishe aq serioze sa vetë i ngarkuari me punë i ShBA-ve në Tiranë i shkoi Ballës në zyrë dhe foli publikisht për skandalin. 

Kërkesa e Ballës:

“Një tjetër shqetësim urgjent që kërkon vëmendjen tonë të përbashkët përbëhet nga kërcënimet kibernetike. Edhe pse ne i kemi menaxhuar në mënyrë adekuate këto sfida, falë mbështetjes dhe ekspertizës së palëkundur të aleatëve tanë strategjikë - dhe për këtë u jam falenderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë - një komponent jetik ka munguar: një sistem paralajmërues i hershëm proaktiv për të adresuar këto kërcënime paraprakisht dhe këtu ka nevojë për një qasje të përbashkët nga të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në përputhje me konsensusin e arritur gjatë Takimit Ministror të 14 shtatorit, ekziston një rekomandim i fortë për bashkëpunim rajonal për të krijuar një qendër të sigurisë kibernetike, të cilën do të propozoj që të ngrihet në Tiranë. Kjo qendër do të vepronte si një pikë ndërlidhjeje për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira, duke njohur si natyrën ndërkufitare të kërcënimeve, ashtu edhe brishtësinë e qenësishme të kornizave tona teknologjike. Krimet kibernetike kërkojnë fokus të specializuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kultivojnë më tej një bashkëpunim të qëndrueshëm në këtë fushë. Mbështetja e vendosur e Bashkimit Europian, të cilën Kryeministri Rama do ta ritheksojë përpara takimit me krerët e rajonit, përfaqëson rrugën më të matur për të adresuar në mënyrë proaktive këto sfida të rëndësishme.”, tha Balla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco