Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

SYRI TV/ Gjykata e Posaçme konfiskon 6 pasuritë e Erjet Strefit, në kërkim që prej vitit 2019 për drogë

14:03, 14/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar 6 prona të cilat i përkisnin të shumëkërkuarit nga drejtësia Erjet Strefit dhe familjareve të tij. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim që prej vitit 2019, i akuzuar për trafik droge. Gjashtë pronat e sekuestruara përfshijnë një vilë 2-katëshe në Dhërmi,  dy apartamente në zonën e Selitës në Tiranë, një automjet dhe dy siperfaqe toke në Lushnjë.

Nga SYRI TV

Gjashtë pasuri të Erjet Strefit dhe të të afërmve të tij janë sekuestruar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Erjet Istrefi është një emër i njohur jo vetëm për drejtësinë shqiptare por edhe atë holandeze. I riu rezulton që është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga që prej vitit 2019 me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai gjithashtu akuzohet se në vitin 2016, prodhoi dhe tregtoi në bashkëpunim me një organizatë kriminale, metamfetaminë, në Çeki e Holandë.

6 pronat e sekuestruara përfshijnë një vilë 2-katëshe në Dhërmi,  dy apartamente në zonën e Selitës në Tiranë, një automjet të llojit BMË dhe dy toka me sipërfaqe nga 500 m2 në fshatin Krutje e Poshtme në Lushnjë, pasuri të cilat do t’i kalojnë shtetit.

SPAK bëri të ditur se shtetasi Erjet Strefi ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i cili vepronte në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Holandës, gjatë periudhës qershor 2016 deri në shtator 2016.

Ky grup kriminal është provuar nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare se ka qenë i përfshirë në prodhimin dhe tregtimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike metamfetaminë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco