EMRAT/ Shitën 60 bileta të falsifikuara për ndeshjen Shqipëri-Çeki, arrestohen dy persona në Tiranë

EMRAT/ Shitën 60 bileta të falsifikuara për ndeshjen Shqipëri-Çeki, arrestohen dy persona në Tiranë

10:56, 13/10/2023
A+ Aa A-

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shitën 60 bileta të falsifikuara për ndeshjen e djeshme Shqipëri-Çeki. 

Albano Osmani dhe Sokol Arapi i kanë shitur biletat me çmime deri në 400 euro.

Policia bëri të mundur kapjen e tyre pasi disa tifozë krijuan probleme teknike teksa prisnin të ndiqnin ndeshjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco