E zuri poshtë masivi i dheut duke punuar, vdes shoferi i eskavatori

E zuri poshtë masivi i dheut duke punuar, vdes shoferi i eskavatori

16:32, 12/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ka rënë një masiv dheu në  aksin në ndërtim Prekal-Kir, ku si pasojë, ka humbur jetë drejtuesi i një eskavatori që po punonte.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco