Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Korrupsioni në strukturat e uniformave blu, Petraj: Kokaina e grabitur, miliona euro në treg

13:18, 12/10/2023
A+ Aa A-

Një grup i fuqishëm kriminal ka planifikuar të grabisë sasitë e mëdha të kokainës së sekuestruar nga policia dhe që ruhej në laboratorin e saj të kriminalistikës. Kjo del nga zbardhja e bisedave në aplikacionin SKY dhe Encro-chat.

Në momentin që e kanë konsideruar të vështirë grabitjen me dhunë, ky grup kriminal dyshohet se e ka vjedhur kokainën duke korruptuar zyrtarë të policisë.

Avokati Edmond Petraj i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se mirëmbajtja e kokainës ka laboratorë dhe në të tilla raste vetë shteti në raste të tilla komunikon me kompanitë farmaceutike, por qartazi në vendin tonë nuk ndodh kështu.

Deklarata e tij:

Edmond Petraj: ‘Zakonisht këto elemente mbahen pë një kohë të gjatë derisa të përfundohen hetimet. Kjo sepse gjatë kësaj kohe mund të kërkohet një ritestim dhe këto janë elemente të dosjes, por më duket pak e tejgjatur sa i përket rastit Cekaj.

Ajo është një çështje që akoma nuk i ka përfunduar kushtet e gjyqësorit. Kushtet në të cilat ajo do të mbahet, vetë shteti në raste të tilla komunikon me kompanitë farmaceutike të cilat i shikon, të paktën në Gjermani kështu bëhet edhe pse këtu tek ne nuk kemi arritur ende në kushte të tilla.

 Tani forma se si këto do të mbahen pra sesi operohen për mirëmbajtjen e plotë të kësaj substance mendoj se duhet të kenë disa laboratore dhe dhoma të posaçme pa lageshtirë, me reagent kimikë dhe pa hapjen e qeseve'. Zakonisht këto mbahen në laboratoret e kriminaistikës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco