Vodhi 8160 euro në një banesë në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Vodhi 8160 euro në një banesë në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

13:14, 12/10/2023
A+ Aa A-

Një 23 vjeçar u arrestua nga policia pasi vodhi një banesë në Tiranë. Në banesën e 23 vjeçarit u gjendën dhe sekuestruan nga policia 8160 euro si dhe sende me vlerë. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Home".

Vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen shuma 8160 euro dhe sendet me vlerë (aksesorë floriri), që u gjetën në banesën e 23-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 26-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Home".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. N., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 10.10.2023, ka vjedhur në një banesë në Unazën e Re, rreth 8000 euro dhe sende me vlerë. Gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet me vlerë, që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 26-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco