Lumenj droge nga Shqipëria dhe Belgjika në Itali, 34 të arrestuar dhe 22 mln euro të sekuestruara

Lumenj droge nga Shqipëria dhe Belgjika në Itali, 34 të arrestuar dhe 22 mln euro të sekuestruara

21:00, 11/10/2023
A+ Aa A-

Lumenj droge, kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë nga Shqipëria dhe Belgjika me destinacion Trentino Alto Adige. Por të gjitha këto kalonin edhe nëpër Veneto.

Mëngjesin e sotëm, Guardia di Finanza dhe Policia e Shtetit kanë arrestuar 35 persona, ndërsa 11 të tjerë janë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 22 milionë euro pasuri të ndryshme.

Nga këta 46 persona të përfshirë, 34 janë me kombësi shqiptare, tuniziane, irakiane, angleze dhe franceze dhe të tjerët janë italianë.

Rrjeti i drogës nga Trentino

Sipas hetimeve të nisura nga Policia Financiare e Trentos në vitin 2021, në këtë rrjet trafiku janë bërë bashkë katër organizata kriminale.

Hetimi ka nisur me arrestimin në flagrancë të një shqiptari me banim në Piana Rotaliana në Trentino, të cilit iu gjetën 100 gramë kokainë. Burri i përkiste një grupi prej 6 personash, kryesisht shqiptarë, të cilët dërgonin lëndë narkotike nëpërmjet makinave të drejtuara nga korrierë, nëpërmjet rrugës ballkanike në Trentino, Alto Adige.

Image

Hetuesit më vonë zbuluan se ai grup bashkëpunonte me tre të tjerë. Ata e fshihnin drogën në fundet e dyfishta të makina,  duke transportuar nga 30 kilogramë drogë për çdo rrugë, duke e transportuar nga një automjet në tjetrin.

Këto transferime ata i bënin këtë në stacionet e shërbimit të autostradës, për të shmangur kontrollet në pikat e pagesës.

Hetimet kanë çuar në rindërtimin e mbi 630 episodeve të trafikut të drogës, nga të cilat është llogaritur konsumi i rreth 41 kilogramë kokainë, 84 kilogramë marihuanë, 34 kilogramë hashash, mbi 6 kilogramë heroinë dhe 115 kilogramë krak.

Drejtuesit e trafikut kishin lidhje të forta familjare të cilët komunikonin me sisteme të koduara me një rrjet të dendur transportuesit. Arrestimet janë kryer në: Trento, Bolzano, Milano, Padova dhe Breshia.

/Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco