Plagosi me thikë një person pas konfliktit, policia shoqëron 17 vjeçarin

Plagosi me thikë një person pas konfliktit, policia shoqëron 17 vjeçarin

19:34, 11/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e dyshuar se pas një konflikti të çastit plagosi me thikë një 27 vjeçar.

Njoftimi:

Elbasan

Dëmtoi me mjet prerës, një 27-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco