Privatizimi i ish-fabrikës së bukës, zbardhet aktakuza për Ahmetajn, SPAK: Favorizoi mikun e tij Lirim Fezollari

Privatizimi i ish-fabrikës së bukës, zbardhet aktakuza për Ahmetajn, SPAK: Favorizoi mikun e tij Lirim Fezollari

17:28, 11/10/2023
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja të dosjes hetimore ndaj ish z.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili u mor sërish i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyrë në lidhje me procedurën e privatizimit të ish fabrikës së bukës në rrugën 5 maji. Referuar hetimit rezultoi se Arben Ahmetaj dhe disa ish vartës të tij u kallëzuan penalisht në shtator të 2022 nga Ardian Myderizi, trashëgimtar ligjor i të ndjerit Eqerem Myderizi. Familja në fjalë ishte njohur nga gjykatat pronare e truallit brenda të cilit ndodhej dhe ish fabrika e bukës.

Ndërkohë që Ardian Myderizi kërkonte ministrisë së Ekonomisë zbatimin e vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë të vitit 2006, Arben Ahmetaj atëkohë nxjerr urdhër për privatizimin e aksioneve shtetërore të shoqërisë BUKA nëpërmjet ankandit. Nga hetimet është provuar se drejtoria e drejtimit të pronës publike është publikuar ne 2015 për shitjen e paketës shtetërore të aksioneve të shoqërisë, procedurë e cila është përfunduar me 19 gusht 2015. Aksionet janë privatizuar nga biznesmeni Lirim Fezollari, i cili më pas ka ngritur qendrën Emerald.

SPAK thotë se Arben Ahmetaj ka favorizuar biznesmenin Fezollari duke i sjellë përfitime material për shitjen e aksioneve. Ky fakt, sipas Prokurorisë së Posaçme provohet përmes komunikimeve telefonike mes të Ahmetaj dhe Fezollarit. Referuar mesazheve të shkëmbyera ndër vite, SPAK del në konkluzionin se Ahmetaj ka patur njohje të vjetra me njëri tjetrin dhe një marrëdhënie miqësore të vazhdueshme. “Komunikimet e mbajtura nga i pandehuri Arben Ahmetaj vërtetohen edhe nga përgjimet telefonike si dhe nga tabulatet, çka krijon bindjen e plotë se në cilësinë e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, veprimet për privatizimin e aksioneve të shoqërisë Buka i ka kryer me dashje për të arritur qëllimin e tij duke shpërdoruar detyrën si dhe duke i sjellë përfitime material Lirim Fezollarit, në dëm të trashëgimtarëve të familjes Myderizi”, thekson prokuroria.

Sipas Prokurorisë së Posaçme veprimet e të pandehurit Arben Ahmetaj bien në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe me vendimet e gjykatave, raporton ballkan web.

Urdhri për privatizimin e 45 për qind të kuotave të shoqërisë ‘BUKA SHA’, bien ne kundërshtim me një vendim të gjykatës kushtetuese të vitit 2001, ndërsa urdhri i Arben Ahmetaj i 2014 që ka përcaktuar formulën e privatizimit të paketës së aksioneve të shoqërisë dhe ka urdhëruar privatizimin është në kundërshtim me vendimin e gjykatës së Apelit me nr.803 viti 2006. Sipas SPAK ministria e Ekonomisë kishte detyrimin sipas vendimeve të gjykatës që të llogariste pjesën takuese të ish pronarëve sipas çmimeve të tregut, gjë që nuk e ka bërë, edhe pse vendimi është i detyrueshëm për tu zbatuar. Në këtë mënyrë, thekson Prokuroria e Posaçme familjes Myderizi i është shkaktuar një dëm prej 7 miliardë eurosh. Në lidhje sa më sipër SPAK mori të pandehur Arben Ahmetaj ndërsa po vijon hetimet për zyrtarë të tjerë. Ish zv.kryeministri ndërkohë është në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco