VIDEO/ Digjen qindra rrënjë kanabis në mes të arës me misër, shuqërohen 3 persona në Vlorë

17:21, 11/10/2023
A+ Aa A-

Qindra rrënjë kanabis sativa janë konstatuar gjatë aksionit të sotëm antidroge të zhvilluar nga  Drejtoria e Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH.

Lënda narkotike është gjetur në mes të arës me misër dhe është asgjesuar me anë të djegies nga policia.

Gjithashtu janë shoqëruar tre persona, ku njëri prej tyre ështe kryeplaku i fshatit”Bishan”.

Sipas raportimeve për SYRI-n, janë gjetur dhe dy armë zjarri kallashnikov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco