Sulmi i Hamasit/ Flet me lot në sy shqiptarja nga Izraeli: Dhimbje të mëdha, terroristët janë ende në Izrael, po bëjnë vrasje nga mënyrat më çnjerëzore

09:46, 11/10/2023
A+ Aa A-

Shqiptarja nga Izraeli, Jeta Gani rrëfen momentet e vështira që po kalon populli izraelit në këtë kohë lufte. Në një lidhje me Skype për ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Gani, e cila ndodhet në Ashdod, vetëm 30 km larg Gaza, fare pranë zonës më të nxehtë të luftës, përshkruan këtë gjendje të jashtëzakonshme, një dhimbje tepër të madhe për popullin izraelit. Me lot në sy ajo tregon se viktima mbesin njerëz të pafajshëm të moshave të ndryshme, të zhdukur, apo të marrë peng, ku fati i tyre përfundimtar është i ditur.

Gani shpreh shqetësimin për familiarët e saj, të cilët janë të mobilizuar, dhe ndodhen në krye të detyrës për të luftuar me terroristët e Hamasit.

“Një situatë e jashtëzakonshme, nuk ka fjalë që të përshkruhet kjo dhimbje, kjo katastrofë, ky ç’njerëzim që ka ndodhur në Izrael, vrasje të papara. Natyrisht që dita e parë nuk i ngjan ditës së pestë dhe dita e pestë nuk do i ngjajë ditës së 100-të sepse në këtë fazë që jemi tani po përjetojmë ngjarjet që kanë ndodhur të shtunën, vrasjet që janë bërë, mënyrat e tmerrshme që Hamasi dhe terroristët kanë përdorur ndaj popullit izraelit. Njerëz të cilët janë të zhdukur, nuk dihet se ku janë, veç 130 vetave të cilët janë peng ku ndërmjet tyre janë fëmijë, plaka, të të gjitha moshave, rini, të pafajshëm që nuk dinin nga i erdhi kjo, ku po shkojnë, ku po i çojnë.  Janë dhe shumë e shumë të tjerë të cilët janë zhdukur që nuk dihet ku është fati i tyre. Deri më sot numri ka arritur 1200. Hamasi dhe terroristët vërtetë kanë hapur një plagë shumë të madhe. Por, terroristët dhe Hamasi duhet të kuptojnë një gjë që popullin hebre dhe Izraelin nuk mund ta zhdukin, nuk mund ta fikin nga harta sepse Izraeli është i fuqishëm, por Hamasi ka një problem tjetër sepse si organizatë terroriste  ai është një terrorist për popullin e tij.

Çdo ditë, çdo natë fillon me lot dhe mbaron me lot sepse dhimbjet janë shumë të mëdha. Vrasjet janë kaq të mëdha që patjetër çdo familje ka një lidhje me një tregim. Unë person alisht kam dy dhëndrit e mij të mobilizuar, natyrisht ka edhe shumë fëmijë të tjerë shqiptar të cilët kanë mbaruar shërbimin ushtarak dhe sot janë ngritur dhe janë në mobilizim, janë në bazën e luftës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco