EMRI/ Tre milionë euro pasuri të sekuestruara në Fier, i përkasin të dënuarit për trafik droge në Greqi

EMRI/ Tre milionë euro pasuri të sekuestruara në Fier, i përkasin të dënuarit për trafik droge në Greqi

12:34, 10/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në ligjin10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, sekuestroi pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit të dyshuar Ledi Bonjaku, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.

Nga hetimi i gjithëanshëm pasuror i prokurorisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B. Pasuritë e sekuestruara janë:

5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m²,  77.31 m² me vendodhje në lagjjen “1-Maji” Fier.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m² , me vendndodhje në Fier..
2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në“Uji i Ftohtë”,  Vlorë.
Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m²  me vendondohje në Selitë, Tiranë
Pasuria e llojit “njësi shërbimi”,  me sip.197 m²  me vendndodhje Selitë, Tiranë.
Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.
5 (pesë) pasuri të luajtshëme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.
Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga perosni fizik L.B.    
2  (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr. 1275 datë, 09.10.2023 vendosi sekuestrimi e pasurive të mësipërme që kapin vlerën mbi 3,000,000 euro.

Prokuroria Fier po ndjek me prioritet dhe ështëplotësisht e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në përputhje me ligjin 10192, datë 03.12.2009, i ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco