Zbulohen detaje: Shefi i komisariatit transportonte anëtarët e bandës kriminale

Zbulohen detaje: Shefi i komisariatit transportonte anëtarët e bandës kriminale

10:30, 10/10/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vijimësinë e operacionit “Flakë në det”.

Burime për Syri TV bëjnë me dije se shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i arrestuar një ditë më parë me kërkesë të SPAK, rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminalë, mes tyre edhe Gëzim Çelën, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t'i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.

Hetimet vijojnë pasi ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco