EMRI/ Përvetësoi para me dokumente false, vihet në pranga 54-vjeçari i dënuar më parë për mashtrim

EMRI/ Përvetësoi para me dokumente false, vihet në pranga 54-vjeçari i dënuar më parë për mashtrim

09:33, 10/10/2023
A+ Aa A-

Ilir Muzhaqi është vënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u zhvaste para qytetarëve duke mashtruar.

Muzhaqi ka qenë i dënuar më parë për mashtrim. 

NJOFTIMI ZYRTAR

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Mandati".

Përvetësoi shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen dokumente (mandate) të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar në kallëzimet e depozituara për një shtetas që me anë të mashtrimit kishte përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga disa subjekte, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mandati”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco