Ekstradimi i Dritan Goxhajt, mbrojtja e ish-luftëtarit të UÇK-së ankimon vendimin në Apel

Ekstradimi i Dritan Goxhajt, mbrojtja e ish-luftëtarit të UÇK-së ankimon vendimin në Apel

10:06, 06/10/2023
A+ Aa A-

Avokatët e Dritan Goxhajt ankimojnë vendimin e datës  19 shtator të këtij viti të Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë.

Ata i janë drejtuar Apelit duke kundërshtuar vendimin për ekstradimin drejt Republikës së Kosovës, në zbatim të urdhrit të Gjykatës Speciale e cila e akuzon për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. Mbrojtja e Dritan Goxhajt e ka bazuar ankimin në 3 pika, dhe konkretisht e konsideron çështjen me natyrë politike.

Më tej theksohet se mungon nënshkrimi i ministrit të drejtësisë së Kosovës për ti hapur rrugë ekstradimit dhe së fundmi kundërshtohet ekstradimi drejt Hollandës, duke e konsideruar si një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.

Dritan Goxhaj u arrestua në fund të korrikut që kaloi në Tiranë dhe do vijojë të mbahet në qeli në vendin tonë deri në një vendim të formës së prerë. Bashkëpunëtori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kundërshtuar vazhdimisht akuzën me thirrjen ndaj autoriteteve shqiptare që të mos e lejojnë ekstradimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco