E rëndë në Pogradec, 29-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesë, ndërron jetë rrugës për spital

E rëndë në Pogradec, 29-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesë, ndërron jetë rrugës për spital

20:06, 05/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku sipas njoftimit të policisë ka humbur jetën një 29 vjeçar pasi ka rënë nga ballkoni i banesës.

Mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco