Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

SYRI TV/ Fshati Panaja në Vlorë pa ujë të pijshëm, banorët: Vjen vetëm për fushata, e blejmë

19:46, 05/10/2023
A+ Aa A-

Tre fshatra në Vlorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët e Panajas, Cerkovinës dhe Trevllazën shprehen se ujin e blejnë me autobote dhe për çdo javë u duhet të shpenzojnë më shumë se 2 mijë lekë të reja për tu furnizuar me autobote. Kërkesat e tyre marrin përgjigje vetëm në kohë fushate dhe sapo mbarojnë ato gjithçka kalon në harresë.

SYRI TV

Premtime në çdo fushatë, por pasi mbarojnë ato banëorët e fshatrave të Vlorës kalojnë sërish në mesjetë. Banorët e Panajasë, fshat i cili ndodhet vetëm 10 km nga qyteti nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej 30 vjetësh.

Banorët tregojnë se ujin e blejnë një herë në disa ditë. Një bot i madh vjen nga Cerkovina dhe Pocemi, duke sjellë në fshat ujë të pijshëm. qytetarët e kësaj zone shprehen se shpenzojnë 1 herë në 5 ditë rreth 2 mijë lekë të reja vetëm për ujin që pijnë.

Investime në fshat sipas banorëve nuk ka patur asnjëherë.Janë bërë disa riparime të rrjetit të ujësjellësit në kohë fushate, dhe kur fushata ka mbaruar janë pezulluar edhe punimet. Prej më tepër se dy vitesh për fshatrat Panaja, Cerkovinë, Trevllazër, ka nisur realizimi i një projekti për furnizimin me ujë të pijshëm. Projekt i cili duhet të kishte përfunduar brenda 18 muajsh. Megjithëse kanë kaluar më shumë  se 6 muaj nga afati i përfundimit të punimeve ato janë akoma në fillim të tyre.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco