Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, 3 orë në SPAK, Goro: Isha si çdo qytetar për të dhënë shpjegime

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, 3 orë në SPAK, Goro: Isha si çdo qytetar për të dhënë shpjegime

13:10, 05/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës është paraqitur sot në SPAK.

Mësohet se Goro ka qëndruar rreth tre orë në Prokurorinë e Posaçme.

Goro ka qenë i pashoqëruar në Prokurorinë e Posaçme dhe pasi doli nuk preferoi të bënte komente, por tha se ishte thirrur për t’u marrë pyetje si çdo qytetar i thjeshtë.

Ai nuk u përgjigj për kallëzimin e bërë pak ditë më parë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Goro ngelet ende në detyrë, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë fituesi i garës është Fredi Beleri, ndodhet pas hekurave i akuzuar për blerje votash, duke mos kryer në këto kushte dhe betimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco