Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

'Shtëpi bari' në Marikaj, në kërkim kultivuesi, arrestohet faturisti i OSHEE

09:09, 05/10/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Marikaj 2” është shpallur në kërkim 46-vjeçari me iniciale K.K., si autor i dyshuar i kultivimit të 1035 bimëve narkotike në vazo dhe 907 fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë në Marikaj.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, 44-vjeçaren me iniciale A.K. e cila ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike u arrestua në flagrancë 53-vjeçari Lulzim Sheteli me detyrë faturist i OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

“Gjatë kontrollit të një ambienti (magazinë), në përdorim nga shtetasi K. K., shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.  

Shtetasja A. K. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësi i OSHEE-së, shtetasi L. Sh., nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.    

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco