Efektivi i 'shqiponjave' konfliktohet me një person dhe përdor armën e shërbimit, policia fsheh ngjarjen

Efektivi i 'shqiponjave' konfliktohet me një person dhe përdor armën e shërbimit, policia fsheh ngjarjen

21:08, 03/10/2023
A+ Aa A-

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë. Ngjarja mendohet se është mbajtur e fshehtë nga policia, raporton CNA.

Në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë efektivi i forcave “Shqiponja” me iniciale A. M.

Ky i fundit është konfliktuar me një shtetas për motive të dobëta, por sherri ka degjeneruar në përshkallëzim.

Sipas denoncimit, gjatë debatit, efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt personit me të cilin është konfliktuar dhe ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Blutë nuk kanë reaguar zyrtarisht për ngjarjen, megjithatë konfirmojnë se kjo çështje është duke u trajtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco