Dhunohet me sende të forta administratori i një portali

Dhunohet me sende të forta administratori i një portali

20:25, 03/10/2023
A+ Aa A-

Administratori i një portali ka rënë pre e dhunës me sende të forta nga disa persona në Tiranë.

Policia bën me dije se është njoftuar për rastin pas një telefonate në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën "Bardhok Biba", persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën "Bardhok Biba", persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco