SYRI TV/ Alfred Vefa vret veten me të njëjtën armë 48 orë pas vrasjes së ish-bashkëshortes Klodiana

15:30, 30/09/2023
A+ Aa A-

48 orë pasi vrau ish-bashkëshorten në Itali, Alfred Vefa i jep fund jetës. Ai u gjet i pajetë me armën e krimit që i kishte marrë jetën edhe ish-bashkëshortes së tij, po me kombësi shqiptare, Klodiana Vefës. Çifti kishin pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme, ç’ka çoi në pasojat fatale për të dy ata

SYRI TV

Kur nuk kishte kaluar shumë kohë nga vrasja e 37-vjeçares Klodiana Vefa prej tij, bashkëshorti i saj i jep fund jetës. Alfred Vefa, i dyshuar për vrasjen dhe i kërkuar prej dy ditësh nga policia, u gjet në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa të Italisë.

Autoritetet e vendit fqinj bëjnë me dije se Vefa i ka dhënë fund jetës pikërisht me armën që ekzekutoi bashkëshorten e tij të enjten. Kërkimet për të gjetur autorin e vrasjes së kësaj të fundit kishin vazhduar prej dy ditësh.

Klodiana Vefa u qëllua nga afër në rrugën në Castelfiorentino, jo shumë larg shtëpisë ku jetonte me fëmijët e saj dhe të cilën ajo e kishte ndarë edhe me ish-bashkëshortin, pavarësisht ndarjes dhe divorcit.

Alfredi punonte murator dhe ishte i dyshuari i parë për krimin, kjo sepse edhe fëmijët e mitur të ish-çiftit të bashkëshortëve, të dy me kombësi shqiptare, kishin rrëfyer para autoriteteve rreth konflikteve mes tyre.

Alfredi ishte arratisur me automjetin e tij tip Golf, pa para dhe dokumente, por me armën me të cilën ka qëlluar Klodianën. Telefoni i tij ishte fikur që nga ora 19:05 e së enjtes në mbrëmje, pothuajse gjysmë ore para vrasjes.

Por me sa duket presioni i ushtruar nga autoritetet dhe përgjegjësia mbi ngjarjen e shtynë të merrte veprimin ekstrem mbi veten duke u vetëvrarë, teksa policia italiane e zonës u njoftua nga kalimtarë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco