Maniak, por me shpirt poetik. Njihuni me instruktor Gëzimin

21:54, 29/09/2023
A+ Aa A-

Pedofilët dhe manjakët janë kthyer në mankth i të miturave në rrjetet sociale të cilët shkruajnë dhe dërgojnë foto intime pa marrë parasysh se kanë të bëjnë me të mitura.

Një prej tyre është edhe Gëzimi, 64 vjec, me profesion instruktor autoshkolle në Tirane.

Pervecse një maniak dhe pedofil....

Të cilin e demonstron në bisedat e vazhdueshme me vajzat në rrjetet sociale.

Që në nisje të bisedave me vajzat, ai përdor shprehje joshëse dhe tepër ‘poetike’....

Siç ndodhi dhe me rastin e një vajze adoleshente e cila jeton prej vitesh në Itali. Emisioni investigativ ‘Piranjat’, sapo morën akses në instagramin e të miturës, nisen kontaktin me manjakun, duke u munduar të kuptojnë se deri ku mund të arrijë në kërkesat e tij.

Duke i nisur vajzës, një set fotosh nudo. Tipike e meshkujve perversë, të cilën i kanë kthyer rrjetet sociale në një vend takimi, ku shfryjne epshet e tyre. Pasi e ka nisur komunikimin direkt me vulgaritet, ai nis të behet konkret në kërkesat e tij ndaj vajzës, e cila është ende nën moshë.

Këtyre kërkesave me sfond të dukshëm seksual, natyrisht produksioni i ‘Piranjat’ i përgjigjen pozitivisht, por gjithmonë duke i dhënë të moshuarit idenë, se nga ana tjetër e chatit është një vajzë naive që mund të bjerë lehtë në kurthin e tij.

Duket qartë se instruktor Gëzimi, ka disa metoda tepër interesante për të joshur femrat.

Problemi është se ai pret të takojë një vajzë ende minorene. Takimi bëhet diku në qendër të kryeqytetit. Sapo përshendetet me vajzen, instruktori i hedh i shkujdesur dorën në qafë, dhe së bashku me të, drejtohet tek lokali më i afërt. Sapo ulen, ai nis menjëherë strategjinë e tij të joshjes me fjalë gjoja të zgjedhura dhe plot copëza termash bajate te marra andej këtej, që duket se atij vetë i ngjajnë interesante.

Pasi ka dëgjuar argumentet e njëpasnjëshme të maniakut, vajza sipas skenarit, i tregon atij një sekret, që në kushte normale do ta bënte të stepej dhe të largohej menjëhere nga ajo.

Trupi i një vajze ende nën moshë nuk mund të kërkojë asgjë tek një person që mund të jetë gjyshi i saj për nga mosha.

Per fat të mirë, Denisa është bashkëpunëtorja e ‘Piranjat’, dhe kësaj radhe instruktori nuk do të ketë asnjë mundësi të përfundojë në dhomën e tij të gjumit bashkë me vajzën.

Pasi është kapur me presh në duar nga ‘Piranjat’ dhe mundohet më kot të justifikojë veprimet e tij, 64 vjeçarin e kap inati me shqiptarët dhe me imoralitetin që sipas tij mbizotëron në shoqërinë tonë.

Instruktor Gëzimi mohon sy me sy fotot që ka dërguar. Ai sërish vazhdon të gënjejë pa i lëvizur asnjë muskul, edhe pse është i regjistruar me zë dhe figurë teksa fton vajzën e mitur në shtëpi. Pas gjithë këtij debati intensiv, për instruktor Gëzimin ‘Piranjat’ depozituan kallëzim në policinë e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco