Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ ‘Fiat-i’ përfundon në kanal, shoferi përfundon në spital

17:12, 29/09/2023
A+ Aa A-

Një mjet me targa AA907OI ‘Fiat Panda’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç me urgjencë ne spitalin e Lushnjes.

Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Policia ne vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

 Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit te dilte nga mjeti, gjendja e tij nuk është e rëndë.

I lënduari është transportuar në spital në Lushnje dhe është nën kujdesin e mjekëve. Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske por me shumë kthesa. Rreth një vit më parë një i ri humbi jetën kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco