EMRAT/ Zbardhen 16 ngjarje kriminale/ 12 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

EMRAT/ Zbardhen 16 ngjarje kriminale/ 12 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

10:47, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për shtyp për operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, të koduar “Never Forget” tha se në total janë zbardhur 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje.

Në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë.

Të arrestuar
Artan Tafani
Erisiano Abedini
Lulzim Spahija
Ligor Romaçka
Bujar Abedini
Bledar Berberi
Mariglen Topuzi
Enriko Xhahysa
Klea Xhata, partnerja e Haxhiut
Idriz Manej
Fatjon Veliu
Leart Haxhiu

Të shpallur në kërkim
Lorenc Lala
Firdeus Berberi
Kristi Bizheku

Arrestimet u kryen në Elbasan, Berat dhe Lushnjë dhe kanë ardhur pas bashkëpunimit të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, me autoritetet. Rrumbullaku bëri të ditur se sipas hetimeve, Laert Haxhiu rezulton të jetë organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi.

“Ai është organizatori dhe porositësi i vrasjes në Athinë të Lulzim Qorrit dhe Dikens Halili. Të dhënat do i çohen autoriteteve në Athinë”, tha Rrumbullaku. I pyetur si do të ekstradohet ai në Shqipëri, Rrumbullaku u përgjigj se janë në bisedime me zyrën e Interpolit dhe shprehu besimin se sot ia arrijnë qëllimit. “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me zyrën e Interpolit dhe kemi besim se do t’ia arrijmë, pavarësisht problematikave ligjore që kemi përpara”, u përgjigj Rrumbullaku.

6 vrasje janë zbardhur nga policia dhe prokuroria pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili nxori emrat e vrasësve të pagesë që kanë kryer ekzekutime për llogari të grupit të Laert Haxhiut. Vrasjet kanë ndodhur në kohë të ndryshme në vende të ndryshme, në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë. 

Vrasjet e zbardhura

Alban Semaku, 17 tetor 2021
Çajup Selimi, 1 qershor 2021
Albi Bashaliu, 27 dhjetor 2021
Fridmand Xhaferraj, 13 maj 2021
Lulzim Qorri, 12 dhjetor 2018 (Athinë)
Dikens Halili, 3 tetor 2021 (Athinë)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco