Edhe shpërthimi te lokali i Noizy-t u realizua nga banda e Laert Haxhiut

Edhe shpërthimi te lokali i Noizy-t u realizua nga banda e Laert Haxhiut

10:38, 28/09/2023
A+ Aa A-

Pas rrëfimit të Artan Tafani,t shumë çëshjte të rënda kriminale kanë marrë përgjigje.

Një prej këtyre çështjeve është edhe zbardhja e autorësisë së eksplozivit në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku, ose të njohur ndryshe si Noizy.

Teksa bëri një rezyme të krimeve të kryera nga banda e Laert Haxhiut, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 qershorit 2022, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë brenda dhe ngjarja mbeti vetëm në dëme materiale.

Pamjet e biznesit të artistit bënë xhiron e rrjetit asokohe, ku u aludua edhe një armiqësi me një tjetër këngëtar, Kleviol Ahmetin (Cllevio) mund të ishte shkak i shpërthimit.

Sipas policisë, autorët që vendosën tritolin në lokalin e familjes Rajku janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Lulëzim Spahia (Arapi) dhe Erisian Abedini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco