E lidhën dhe e mbytën në rezervuar/ Zbardhet vrasja e Fridman Xhaferrajt

E lidhën dhe e mbytën në rezervuar/ Zbardhet vrasja e Fridman Xhaferrajt

10:34, 28/09/2023
A+ Aa A-

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbardhur edhe vrasjen e Fridman Xhaferrajt në qershor të vitit 2021.

Trupi i Fridman Xhaferrajt u gjet në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë me duar të lidhura.

Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike. 

Fridman Xhaferraj nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi një vit më parë, bashkë me vëllanë e tij, kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e forcave 'Shqiponja' në qytetin e Vlorës.

Nga kjo ngjarje, vëllai i tij përfundoi në burg, ndërsa Fridmani ka jetuar me Pluk të Lushnjes gjatë kësaj kohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco