Ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut, rivalit kryesor të Aldo Bares

Ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut, rivalit kryesor të Aldo Bares

09:36, 28/09/2023
A+ Aa A-

Është ndaluar gjatë operacionit të djeshëm edhe e dashura e Laert Haxhiut. 

Mësohet se Klea Gjata është ndaluar gjatë operacionit të policisë, që çoi në lëshimin e disa urdhër-arresteve për shkatërrimin e grupit të Laert Haxhiut.

Policia e Shtetit ka zbardhur disa vrasje në vite të ndryshme të kryera nga grupi i armikut të përbetuar të Aldo Bares.

Mësohet se është zbardhur vrasja e Alban Semakut që njihet dhe me emrin Elton Mermali. Ky i fundit njihet si anëtar i bandës së Aldo Bares, ndërsa u mor peng në Lushnjë dhe më pas u ekzekutua në Peqin.

Sakaq, nga hetimet është arritur që të zbardhet dhe vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan, apo eliminimi i Fridmand Xhaferrajt në Korçë. Xhaferraj u gjet i lidhur dhe i hedhur në një rezervuar në këtë qytet.

Po ashtu janë zbardhur dhe vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, ngjarje të ndodhura në shtetin grek. 

Grupi në fjalë u godit pas rrëfimit të të penduarit Artan Tafani, i cili ndodhet pas hekurave për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir. Kujtojmë se Laert Haxhiu, i dyshuar si kreu i grupit, ndodhet në Greqi i arrestuar, ndërsa po përballet në gjykatë për ekstradimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco