Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Atentati në Dukagjin/ Vrasja e Gurit erdhi pas konflikteve për kanabisin

Atentati në Dukagjin/ Vrasja e Gurit erdhi pas konflikteve për kanabisin

09:14, 28/09/2023
A+ Aa A-

Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në zonën e Dukagjinit në orët e mbasdites së (27 shtatorit) ku u vra Zef Guri dhe u plagos Gjin Guri, djali i tij, i cili ishte edhe shënjestër e atentatit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tashmë janë identifikuar autorët e dyshuar, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para në vendin e ngjarjes.

Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.

4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.

Shkak për këtë ngjarje është dyshohet se janë bërë konfliktet për kultivimin e kanabisit.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco